PRISHTINA MALL
Në këtë projekt, Fortesa Home ka ofruar një gamë të gjerë të produkteve të saj, duke përfshirë pllakat për fasadën e ventiluar nga Atlas Concorde, pllakat për ambientet e brendshme nga Cotto d’Este dhe Marazzi, mozaikët më të çmuar nga Bisazza për të dy fontanat e vendosura në të dy hyrjet kryesore të qendrës, pajisjet hidrosanitare nga Grohe dhe Roca për të gjitha banjot si dhe pllaka dhe pajisje hidrosanitare për enterierin e disa restoranteve dhe lokaleve. Të gjithë prodhuesit e materialeve janë nga Italia duke dëshmuar cilësinë e vërtetë të këtij projekti.

Pllakat e përdorura në ambientet e brendshme të qendrës janë zgjedhur me kujdes për të krijuar ambiente të bukura dhe elegante. Pllakat janë të cilësisë së lartë me trashësi 14mm dhe sigurojnë që kjo qendër tregtare të jetë një vend i bukur dhe funksional për blerësit si dhe bizneset që operojnë aty. Përdorimi i këtyre pllakave në dyqane dhe korridoret e qendrës tregtare tregon aftësinë e kësaj kompanie për të ofruar zgjidhje të përshtatshme për çdo ambient.

Pajisjet hidrosanitare tek banjot janë një aspekt shumë i rëndësishëm i këtij projekti. Fortesa Home ofron një gamë të gjerë të produkteve hidrosanitare nga prodhuesit më kredibil botëror të dizajnuara me kujdes për të siguruar përdoruesve komoditet dhe stil.

Ky projekt është një dëshmi e cilësisë së produkteve të kësaj kompanie dhe aftësisë së saj për të ofruar zgjidhje të përshtatshme për projekte të mëdha.
Galeria e projektit
  • FASADA E VENTILUAR

    Fasada e këtij projekti është një vepër arti moderne e realizuar me pllaka të veçanta që japin një pamje impresive, të dizajnuara për të qenë të qëndrueshme ndaj kushteve të ndryshme atmosferike dhe të përshtatshme për mjedisin, duke përfshirë teknologji të fundit në izolimin termik.
    Shiko projektet e tjera
    NATURAL POOL & SPA
    Jemi krenarë të njoftojmë se produktet tona janë përdorur në një tjetër super projekt: Natural Pool & Spa
    Shiko më shumë
    SHOWROOM PRISHTINË
    I gjithë emri dhe imazhi i Fortesa Home e ka fillimin pikërisht në showroom-in e saj të parë në Prishtinë.
    Shiko më shumë
    SHTËPI PRIVATE
    Përveç klientëve biznesorë, ne gëzojmë besimin e shumë klientëve privatë të cilët na nderojnë me ardhjen e tyre në sallonet tona.
    Shiko më shumë
    Kontakt
    [email protected]
    PRISHTINË - Veternik p.n.
    + 383 38 602 301

    PEJË - Rr. Besnik Lajçi
    +383 38 602 301

    PRIZREN - Rr.Tirana (ish Printeksi)
    029/222-780

    FERIZAJ - Rr. Magjistralja Prishtinë – Shkup
    Na ndiqni:
    © Të gjitha të drejtat e rezervuara Fortesa Home
    Produkti u shtua në shportë
    Ka ndodhur një gabim. Ju lutem provoni prap!
    Produkti u shtua në Listën e Dëshirave