Fortesa Home me eksperiencën e saj ka krijuar edhe traditën e mikpritjes së klientëve. Kur ata na besojnë gëzimin e ndërtimit apo rinovimit të shtëpive të tyre, ne jemi shumë të lumtur që me kujdesin maksimal t’ua plotësojmë kërkesat dhe pritshmërite e tyre.
Mermeri, i cili ka qenë protagonist i artit dhe arkitekturës për shekuj me radhë, i interpretuar me linja moderne dhe kombinime origjinale, po bëhet gjithnjë e më popullor në hartimin e ambienteve të brendshme, orendive dhe aksesorëve të mobilimit.
Galeria e projektit
FRYMËZUAR NGA GURËT MË TË ÇMUAR
Marvel Dream veçohet me gamën e gjerë të ngjyrave dhe përmban një përzgjedhje të pasur të pjesëve dekorative, duke bërë të mundur përshtatjen e mjedisit sipas stileve dhe shijeve të ndryshme. Falë kombinimeve të shumta, ajo ofron mundësi të pafundme për të interpretuar një hapësirë në një mënyrë që reflekton personalitetin tuaj.
Ne mundohemi gjithmonë që vlerat thelbësore të kompanisë tonë t’i bartim në çdo pikë që përfaqëson emrin Fortesa Home, e ato vlera të reflektojnë në shërbimin tonë dhe në cilësinë e produkteve tona, duke mos u ndalur as edhe në momentet më të vështira sepse vetëm ashtu mund të arrijmë suksese të mëdha.