Hapja e showroom-it në Prizren, në vitin 2009, ishte hapi i parë drejt jetësimit të vizionit tonë. Ky moment shënoi hapin e parë të zgjerimit të Fortesës në tërë Kosovën.
Ne mundohemi gjithmonë që vlerat thelbësore të kompanisë tonë t’i bartim në çdo pikë që përfaqëson emrin Fortesa Home, e ato vlera të reflektojnë në shërbimin tonë dhe në cilësinë e produkteve tona, duke mos u ndalur as edhe në momentet më të vështira sepse vetëm ashtu mund të arrijmë suksese të mëdha.
Showroom-i ynë në Pejë bart me vete bukurinë e këtij qyteti. Çdo ambient i tij është i punuar me kujdes, me laramani dhe kombinime të produkteve që reflektojnë elegancë.
Kompania e Sigurimeve Dukagjini, me experiencën e saj në fushën e sigurimeve, i ka mbijetuar kohës duke mbrojtur vlerën e saj bazë: ofrimin e shërbimeve më të mira në vend. Partneriteti mes kompanisë sonë dhe kompanisë Dukagjini mbetet gjithmonë shumë i çmuar për ne. Shërbimeve që ofron kjo kompani i është shtuar edhe më shumë ngrohtësia me produktet tona, të cilat kanë krijuar ambiente mbreslënëse në zyret e saj.
IL GUSTO Ristorante Italiano sjell detin më afër jush duke ofruar specialitete italiane dhe ushqime deti të shijshme. Il Gusto ka zgjedhur produktet nga Fortesa Home për të krijuar një ambient ku luksi dhe bukuria janë në harmoni të përsosur.
BoBowling është vendi i parë i cili ka sjellë sportin e bowling-ut në Kosovë. Për ta bërë ambientin e tij edhe më të këndshëm, me nuanca të kulturës perëndimore, janë pëzgjedhur me kujdes produktet tona.
BPB është bankë komerciale vendore e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Pllakat dhe laminati në zyret e saj qëndrore janë zgjedhur me kujdes nga produktet e Fortesa Home.
Korabi Corporation, kompania që merret me furnizimin e lëndës së parë të furrave dhe pastiçerive, ka punuar zyret e saj të bukura me pllakat nga kompania jonë.
Nga dita në natë, Lemon Tree Lounge është i mbushur me një energji të qetë dhe tërheqëse. Pllaka të cilësisë së lartë që përshtaten në mënyrë të përkryer me stilin elegant dhe mikpritës të hapësirës.
Kompania jonë pati kënaqësinë të kontribuojë në realizimin e ambientit të brendshëm të Burger King, duke ofruar pllaka cilësore dhe zgjidhje moderne për dysheme dhe mure.