GALERIA Shopping Mall është qendra më e madhe tregtare në rajonin e Prizrenit. Ajo të ofron mundësinë të përjetosh një përvojë të re me diversitetin më të madh të dyqaneve, kafeneve, restoranteve dhe shërbimeve nga më të ndryshmet. E punuar e tëra me pllakat më të përshtatshme për hapësira të tilla nga Fortesa Home, kjo qendër, përpos dyqaneve të shumta dhe kafeneve, ka krijuar edhe një ambient të bukur dhe të sigurt për të gjithë klientët e saj.
Pllakë prej porcelani e përpunuar saktësisht me qëllim që të ketë dimenzione të sakta, gati perfekte. Kjo pllakë ofron një pamje të pastër dhe simetrike. Pllaka Dolmen White vlerësohet shumë për qëndrueshmërinë e saj të lartë, gjë që e bën të përshtatshme edhe për vende me frekuentim të lartë, siç janë qendrat tregtare.
Korabi Corporation, kompania që merret me furnizimin e lëndës së parë të furrave dhe pastiçerive, ka punuar zyret e saj të bukura me pllakat nga kompania jonë.
Kompania jonë pati kënaqësinë të kontribuojë në realizimin e ambientit të brendshëm të Burger King, duke ofruar pllaka cilësore dhe zgjidhje moderne për dysheme dhe mure.