Plaster Deco Arena nga ROCA – Bukuria e elementeve konstruktive frymëzuar nga Le Corbusier dhe Mies van der Rohe. Format e ndryshme të këtyre pllakave të dyshemesë marrin frymëzim nga çimentoja monokromatike, të punuara mbi porcelan të nivelit të lartë. Duke qenë optimale për hapësirat publike dhe private, kombinimet e tij të larmishme me efektin e kornizës së pikturuar me dorë, rezultojnë në një përdorim të gjerë të kësaj pllake.
Ambienti i BoBowling-ut kërkon materiale rezistente dhe estetikisht tërheqëse – dhe përmes përzgjedhjes sonë, krijuam një hapësirë dinamike, argëtuese dhe funksionale për vizitorët që kërkojnë relaks dhe adrenalinë.
IL GUSTO Ristorante Italiano sjell detin më afër jush duke ofruar specialitete italiane dhe ushqime deti të shijshme. Il Gusto ka zgjedhur produktet nga Fortesa Home për të krijuar një ambient ku luksi dhe bukuria janë në harmoni të përsosur.
Kompania e Sigurimeve Dukagjini, me experiencën e saj në fushën e sigurimeve, i ka mbijetuar kohës duke mbrojtur vlerën e saj bazë: ofrimin e shërbimeve më të mira në vend. Partneriteti mes kompanisë sonë dhe kompanisë Dukagjini mbetet gjithmonë shumë i çmuar për ne. Shërbimeve që ofron kjo kompani i është shtuar edhe më shumë ngrohtësia me produktet tona, të cilat kanë krijuar ambiente mbreslënëse në zyret e saj.
BPB është bankë komerciale vendore e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Pllakat dhe laminati në zyret e saj qëndrore janë zgjedhur me kujdes nga produktet e Fortesa Home.