SHOWROOM PEJË
I vendosur në një hapësirë prej 2,000m2, ky ambient është i dedikuar që të ofrojë shërbime sa më të mira për të gjithë klientët tanë. Koleksioni Grande Marble Look nga porcelani është i punuar me sipërfaqe me shkëlqim dhe mat. Ky koleksion reflekton elegancën klasike të mermerit, por, e sjell atë në një stil bashkëkohor, duke e bërë të përshtatshëm për të gjitha stilet dekorative. Teknologjia Clean Plus + zvogëlon vrazhdësinë e sipërfaqeve dhe ndihmon në parandalimin e mbetjeve të gëlqeres, njollave, depozitimeve të kalciumit dhe papastërtive të padëshirueshme. Një pastrim i lehtë është i mjaftueshëm për të ruajtur shkëlqimin e lavamanit tuaj. Pllaka dekoruese Code 561 mund të përdoret për të krijuar mjedise shumë të personalizuara ose për të pikësuar hapësirat me detaje të veçanta. Nga tradicionalja në moderne, seria Code mund të përdoret në të gjitha llojet e dekorimeve. Stili i saj diktohet nga kombinimi i elementeve.
Galeria e projektit
  • KOLEKSIONI CORE & GROUND

    Ky koleksion paraqet betonin përmes pllakës qeramike dhe të gjitha atributeve të saj. Koleksionet mund të përdoret në mur, ne dysheme ose vetëm si një shënim dekorativ. Ai përmban tone të matura Tortora, Beige, White, Grey Light dhe Grey dhe një varg formatesh 35×100 , 31×62 dhe 30×60, që i përgjigjen kërkesave të arkitekturës moderne. Në koleksionin Ground, pllakat e dyshemesë kanë një strukturë të lehtë dhe të dukshme përmes shkëlqimit të sipërfaqes, e cila krijon iluzionin e lëvizjes. Ka një fund paksa saten, duke e bërë atë shumë të butë dhe të këndshëm në prekje.
    Shiko projektet e tjera
    MEGASUN
    “MegaSun, sjell diellin në katër stinët”, përpos kësaj ofron gjithashtu një vend ideal për t’u relaksuar.
    Shiko më shumë
    AMICI FOOD & SWEETS
    Amici Food & Sweets ofron një ambientë të këndshëm, me ngjyra të lehta dhe të ëmbla.
    Shiko më shumë
    SHTËPI PRIVATE
    Fortesa Home me eksperiencën e saj ka krijuar edhe traditën e mikpritjes së klientëve.
    Shiko më shumë
    Kontakt
    [email protected]
    PRISHTINË - Veternik p.n.
    + 383 38 602 301

    PEJË - Rr. Besnik Lajçi
    +383 38 602 301

    PRIZREN - Rr.Tirana (ish Printeksi)
    029/222-780

    FERIZAJ - Rr. Magjistralja Prishtinë – Shkup
    Na ndiqni:
    © Të gjitha të drejtat e rezervuara Fortesa Home
    Produkti u shtua në shportë
    Ka ndodhur një gabim. Ju lutem provoni prap!
    Produkti u shtua në Listën e Dëshirave