Marazzi përdor gurë natyral dhe modele druri në produktet e saj. Veçanërisht, viteve të fundit, ata kanë tërhequr vëmendje të madhe me gamën e tyre të pasur të produkteve. Duke aplikuar të gjitha llojet e modeleve dhe strukturave natyrore në qeramikë, ata ofrojnë produkte të veçanta për klientët e tyre.
Galeria e projektit
NJË GUR TIPIK ITALIAN
Ceppo di Gré pasqyron saktësisht gurin e njohur italian nga i cili dhe ka marrë emrin. Ky gur njihet për përmbajtjen e “guralecëve”, të interpretuar në 4 ngjyra natyrale. Koleksioni Mystone Ceppo di Gré sjell pllakat me madhësi dhe sipërfaqe me koeficient të lartë kundër rrëshqitjes, pa vrazhdësi. Sipërfaqet e jashtme (20 mm) 30×60 cm dhe 80×80 cm dhe mozaikët 3D plotësojnë një koleksion me një personalitet ekskluziv dhe veti të shkëlqyera teknike, të përsosura për përdorim të brendshëm, të jashtëm dhe për fasada ventiluese.
Korabi Corporation, kompania që merret me furnizimin e lëndës së parë të furrave dhe pastiçerive, ka punuar zyret e saj të bukura me pllakat nga kompania jonë.