Ju prezantojmë me një ndër interieret më të veçanta, një kryevepër nga MUZA Interior arkitektët e talentuar shqiptarë të cilët falë punës së tyre të mahnitshme arritën të përmenden në Apartment Therapy, një prej platformave më të njohura për shtëpinë dhe dizajnin. Nuk është vetëm kombinimi i ngjyrave që të bën përshtypje, por edhe pllakat tona shumë ngjyrëshe që sjellin një energji të veçantë në çdo cep të hapësirës. Është e mahnitshme të shohësh se si detajet e vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh në ndjenjën e një ambienti.
IL GUSTO Ristorante Italiano sjell detin më afër jush duke ofruar specialitete italiane dhe ushqime deti të shijshme. Il Gusto ka zgjedhur produktet nga Fortesa Home për të krijuar një ambient ku luksi dhe bukuria janë në harmoni të përsosur.