SHOWROOM PRISHTINË
Për të ditur se ku po shkoni, duhet te dini se nga keni ardhur.  30 vjet rrugëtim i mbushur me përvoja të ndryshme të cilat na rritën, na bënë më të mirë dhe na bënë që sot të jemi ata që mbajnë mbi vete këtë emër të rëndësishëm. E në këtë rrugëtim tonin ne nuk ishim vetëm. Bashkë me ne ishte e tërë Kosova. Të përkushtuar që të thellohemi brenda kërkesave të klientëve, t’u kuptojmë brengat dhe telashet, idetë dhe dëshirat, ne u bashkuam që t’u japim të gjithëve zgjidhjen e kërkuar. Pavarësisht zgjerimit tonë si kompani, showroom-i mbetet shtëpia jonë e parë e cila na dha ngrohtësinë dhe na mësoi hapat e parë që na mësuan të vrapojmë. Andaj, çdo pjesëz e këtij rrugëtimi, për ne është një gur më shumë në mozaikun e kujtimeve të bukura së bashku!


PLLAKAT: SA MË TË MËDHA, AQ MË TË BUKURA







Në ambiente të hapura, pllakat me format të madh u japin syve lehtësim, duke e bërë dhomën të duket më e madhe. Ndërsa, për të krijuar iluzionin e një hapësire më të gjerë, ato duhet të vendosen horizontalisht.


PLLAKA TRI-DIMENSIONALE







Koleksioni Mek ofron një gamë të gjerë dekorimesh të diktuara nga format gjeometrike dhe të kompletuara me efekt metalik.




KOLEKSIONI MARMOREA







Koleksioni Marmórea është shumë i çmuar në arkitekturë dhe dizajn të brendshëm. Ky koleksion ka si element kyç mermerin. Falë teknologjisë më të avancuar të procesit të prodhimit, ai ofron një interpretim të ri të materialit.









KOLEKSIONI DOREX







Koleksioni Dorex është i frymëzuar nga guri klasik Oniks. Për shkak të bukurisë së tij të veçantë, ai është shumë i vlerësuar në dizajnimin dhe dekorimin e brendshëm. Ky koleksion plotëson nevojat e çdo lloj hapësire duke qenë se i takon formatit të madh dhe ka një larmi të gjerë dizenjosh, me një ndërthurje të shkëlqimit dhe elegancës.


VERSACE HOME







Koleksioni Versace Home karakterizohet nga format e buta dhe mbështjellëse, lëndët e para më të mira si dhe kombinimet e përjetshme të ngjyrave që veçohen si elementë kryesorë dekorativë e simbolikë të kompanisë Versace. Të gjitha, të prodhuara duke përdodur teknologjinë më të fundit!






Galeria e projektit
  • GJALLËRI NË SHTËPINË TUAJ

    Lume Green Lux me nuancat e saj që ngjasojnë me ato të gjetheve të natyrës dhe me siperfaqen e saj me shkëlqim të theksuar, shton gjallëri në çdo hapësirë. E punuar në madhësi të vogël, ajo është ideale për përdorim në banjo, në kuzhinë apo thjesht si dekorim në ndonjë hapësirë të caktuar. Lume Green Lux është fituese e çmimit “Dizajni i Arkiprodukteve 2010”
    Shiko projektet e tjera
    HIB PETROL
    Në ambientet e HIB Petrol, jemi kujdesur që pllakat tona në dysheme, mure dhe në banjo të ofrojnë ngrohtësi.
    Shiko më shumë
    VALONI PETROL
    Valoni Petrol përfaqëson trendin e fundit të pompave të benzinës, duke ofruar një gamë të gjërë shërbimesh.
    Shiko më shumë
    AMICI FOOD & SWEETS
    Amici Food & Sweets ofron një ambientë të këndshëm, me ngjyra të lehta dhe të ëmbla.
    Shiko më shumë
    Kontakt
    [email protected]
    PRISHTINË - Veternik p.n.
    + 383 38 602 301

    PEJË - Rr. Besnik Lajçi
    +383 38 602 301

    PRIZREN - Rr.Tirana (ish Printeksi)
    029/222-780

    FERIZAJ - Rr. Magjistralja Prishtinë – Shkup
    Na ndiqni:
    © Të gjitha të drejtat e rezervuara Fortesa Home
    Produkti u shtua në shportë
    Ka ndodhur një gabim. Ju lutem provoni prap!
    Produkti u shtua në Listën e Dëshirave