Me Lugë është restauranti i parë në Prishtinë i cili promovon një koncept të ri. Ai ndërthur kuzhinën tradicionale shqiptare me një ambient shumë modern. E veçanta e tij është përdorimi i gjerë i pllakës përgjatë enterierit të restaurantit, me lloje të ndryshme të pllakave.
IL GUSTO Ristorante Italiano sjell detin më afër jush duke ofruar specialitete italiane dhe ushqime deti të shijshme. Il Gusto ka zgjedhur produktet nga Fortesa Home për të krijuar një ambient ku luksi dhe bukuria janë në harmoni të përsosur.