Showroom-in në Ferizaj e hapëm në vitin 2021, vit jo i zakonshëm për gjithë botën pasi që po përballemi me një pandemi globale e cila ka sjellë turbulencë ekonomike, emocionale dhe psiqike në jetën e njerëzve. Ne mundohemi gjithmonë që vlerat thelbësore të kompanisë tonë t’i bartim në çdo pikë që përfaqëson emrin Fortesa Home, e ato vlera të reflektojnë në shërbimin tonë dhe në cilësinë e produkteve tona, duke mos u ndalur as edhe në momentet më të vështira sepse vetëm ashtu mund të arrijmë suksese të mëdha.
GROHE
Grohe ndjek vlerat e cilësisë së lartë, qëndrueshmërisë, dizajnit te bukur, dhe teknologjisë inovative. GROHE ka marrë mbi 300 çmime të dizajnit dhe inovacionit, si dhe disa renditje të larta si një nga “markat e mëdha më të qëndrueshme të Gjermanisë”. Fortesa është përfaqësues eksluziv për të gjitha produktet nga Grohe në tregun e Kosovës.
NGJYRA BEZHË
Një nga zgjedhjet interesante të ngjyrave është krijimi i një dhome me pllaka ngjyrë bezhë. Ky dizajn është i përshtatshëm për ata që duan hije neutrale në brendësi, krijon një ndjenjë ngrohtësie dhe qetësie në shtëpi, ideale për pushim pas një dite të vështirë.