PINE HOTEL
Hotel Pine ndodhet në zemër të Brezovicës. I rrethuar nga Malet e Sharrit, ky hotel ofron një vend ideal për t’u relaksuar, për të mbajtur ndonjë takim biznesi apo thjesht për të shijuar një largim të shpejtë në mal. Hoteli Pine premton se shërbimi i tij “do t’ju çojë në një vend dhe kohë tjetër”. Për këtë hotel, janë zgjedhur një gamë e gjerë produktesh me shumë shije nga Fortesa Home.
ATMOSFERA E AMERIKËS SË JUGUT
Në serinë e saj Havana, Cir Ceramiche ka pasqyruar historinë e gjatë arkitekturore të kryeqytetit Kuban. Laramania e ngjyrave interpreton atmosferën e Amerikës së Jugut me një shije moderne dhe i jep atmosferë mikpritëse hapësirave tregtare dhe rezidenciale.
Havana Sky
20x40cm
METAL I OKSIDUAR
Alpes Oxido bart bukurinë e metalit të oksiduar në pllakat më të mira të dyshemesë prej porcelani.
Alpes Oxido
14.7x44.3cm
KOLEKSIONI
TRACE
Koleksioni Trace nga Caesar Ceramiche sjell një varg ngjyrash duke filluar nga e bardha ndritshme, bakri, antracitja e deri te ngjyra e freskët e Mentës. Trace Mint reflekton një ngjyrë verbuese, që krijon një ambient të gëzueshëm dhe kreativ.